Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Dashtevski, në një intervistë për MIA ka theksuar që numri i votuesve në zgjedhjet e këtij viti do të ulen në krahasim me zgjedhjet e fundit.
Në pyetjen se sa votues janë regjistruar në Listën e zgjedhësve dhe nëse numri është i njëjtë ose i përafërt me zgjedhjet e fundit kur ishin rreth 1.800.000, Dashtevski tha se tani janë pak më pak se kjo shifër, por se ai do ta dijë saktësisht pasi të përditësohet Lista e zgjedhësve para zgjedhjeve.
Ndryshe, më 11 janar, Komitetit Ekzekutiv në VMRO-DPMNE ka vendosur të marrë pjesë në Qeverinë Teknike të Maqedonisë së Veriut. Më 28 janar pritet të formohet Qeveria teknike e udhëhequr nga Talat Xhaferi.
Paraprakisht partitë politike të përfaqësuara në Kuvend në mbledhjen e liderëve ranë dakord që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 8 maj, e mërkurë, së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të jetë më 24 prill, po ashtu e mërkurë. Nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit duhet të kalojnë jo më pak se 70 ditë dhe jo më shumë se 90 ditë. Nëse janë më 24 prill në raundin e parë dhe 8 maj për raundin e dytë, atëherë shpallja e zgjedhjeve do të duhet të jetë më 27 shkurt, që siguron të paktën 70 ditë deri në zgjedhje.