Kovaçevski: Nëse VMRO-DPMNE vendos të mos votojë për qeverinë teknike, ato vende duhet të mbeten bosh

Kovaçevski: Nëse VMRO-DPMNE vendos të mos votojë për qeverinë teknike, ato vende duhet të mbeten bosh

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se nuk ka shembull në botë që një parti politike  të marrë pjesë në një qeveri dhe të mos e përkrah atë.

“Kur merr pjesë në një qeveri, ajo qeveri duhet të mbështetet. Nuk ka asnjë shembull në botë që një parti politike të marrë pjesë në Qeveri dhe të mos e mbështesë atë. Unë besoj se VMRO-DPMNE në përputhje me ligjin, sikur edhe partitë tjera politike që thirren të kenë ministra në qeverinë teknike, duhet t’i paraqesë kandidatët e tyre dhe të votojnë për atë qeveri”, është përgjigjur Kovaçevski në pyetjen nëse kandidatët për ministra nga VMRO-ja, nuk do të nënshkruhen, gjegjësisht do të ketë vend bosh.

“Nëse VMRO-DPMNE vendos të mos e votojë atë qeveri, mendoj se ato vende duhet të mbeten bosh, mandatari të propozojë një Qeveri në të cilën ato vende do të jenë të zbrazëta. Në momentin kur VMRO-ja vendos të mbështesë qeverinë, të nesërmen mandatari do të mund të propozojë dhe në të njëjtën ditë do të votohen ministrat që i pasojnë”, tha Kryeministri.

Vendi