Njëri nga dy të plagosurit para urgjencës në Tetovë ka ndërruar jetë.
Pavarësisht ndërhyrjes kirurgjike gjendja e tij shëndetësore nuk është përmirësuar njoftojnë nga Klinika e Shkupit.
Edhe i plagosuri tjetër po kurohet në të njëjtin spital por është në gjendje të qëndrueshme.
Ndërkaq policia ka arrestuar katër nga pesë personat e përfshirë në gjuajtjen me armë zjarri para urgjencës së Tetovës ku mbetën të plagosur A.M. 41 vjeç dhe Z.M. 36 vjeç. Sipas policisë, të dyshuarit janë arrestuar. Fillimisht është arrestuar 55 vjeçarja Sh. E. nga Tetova, ndërsa më vonë, edhe personat R.T., 35 vjeç, M.T., 44 vjeç dhe N.M 39 vjeç, ndërsa personi i pestë sipas Policisë së Tetovës, është ende në arrati.