Qytetarët e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të kursejnë para në banka dhe sipas shifrave ata janë ndër kampionët në rajon.
Sipas Bankës Popullore të Maqedonisë, në fund të vitit të kaluar nëpër banka kishte afër 5,7 miliardë euro të qytetarëve të vendit.
Vetëm gjatë vitit 2023, ekonomitë familjare në vend kanë vendosur kursime të reja në banka në vlerë prej 418 milionë euro. Ndërsa nga ana tjetër qytetarët janë në kredi në banka në vlerë prej 3,73 miliardë euro, që do të thotë se bankave u detyrohen shumë më pak se sa kanë kursime.