Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nga samiti i liderëve të Ballkanit Perendimorë në Shkup ka demantuar krerët e opozitës shqiptare, të cilët kohë më parë deklaruan se në zgjedhjet paralementare do të marrë pjesë edhe VV-ja. Ai ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje si subjekt nuk është i regjistruar në Maqedoni.
Kurti tha se VV-ja si parti mund të ketë aktivist këtu, tha se ka edhe zyrtarë por mohoi përfshirjen në zgjedhje parlamentare.
Sipas Kurtit, janë vetë qytetarët ata që duhet të vendosin për fatin e tyre.
“Kjo i përket qytetarëve këtu, partive politike nëse do të ketë kandidat. VV-ja nuk është e regjistruar në Maqedoninë e Veriut, ne aktivistë kemi edhe zyrtarë të partisë tonë që vijnë nga Maqedonia, mirëpo këtu nuk kemi parti të regjistruara, andaj edhe ne si VV nuk është se marrim pjesë këtu. Dëshiroj që të ketë pjesëmarrje sa më të lartë në zgjedhje sepse kjo i kontribuon demokracisë”, deklaroi kryeministri i Kosovës”, deklaroi Kurti.