Lojtarët e futbollit të Shkëndijës së ekipit U 19 sot kanë bojkotuar trajnimet. Sipas disa lojtarëve që Infozona.mk ka kontaktuar bojkoti ka ardhur si pasojë e padrejtësive që atyre janë duke iu bërë. Nga 15 lojtarë që ka U 19 asnjë nuk është ftuar në ekipin e parë edhe pse ata janë nga 10 deri në 15 vite duke ushtruar në klubin e futbollit Shkëndija.
Siç deklarojnë lojtarët, në ekipin e parë dhe në ushtrime që janë duke u zhvilluar në Antali të Turqisë është ftuar vetëm një lojtar i cili në U 19 është vetëm që dy muaj, ndërsa ata që janë pjesë e Shkëndijës një kohë të gjatë janë lënë jashtë.
Lojtarët e U 19 të klubit të Futbollit Shkëndija për këtë diskriminim akuzojnë kordinatorin e ekipit të parë Festim Ademin.
Për Infozona.mk ata thonë se nuk do të marrin pjesë në trajnime derisa në ekipin e tyre ka padrejtësi dhe selektime, po ashtu lojtarët theksojnë se kohë më parë tetë lojtarë të ekipit të parë kanë qenë pjesë e ekipit të parë por tani janë lënë jashtë nga kordinatori.
“Lojtarët që vijnë nga jashtë hyjnë në ekip të parë ndërsa ne që jemi nga 10 – 11 vjet nuk jemi të ftuar as në trajnimet në Antali. U-19 ka 15 lojtarë, tetë kemi qenë me ekipin e parë”- deklarojnë lojtarët për infozona.mk.