Historiani Selim Hyzeraj ka thënë se zgjedhja e Talat Xhaferi si kryeministër i Maqedonisë së Veriut shënon një fitore të madhe për të gjithë shqiptarët atje.
Ai për Klan Kosova ka theksuar se në ditën e 28 të muajve, Xhaferi edhe më herët kishte pasë emërime në pozita të ndryshme, ai në 28 prill ishte bërë anëtarë i UÇK-së kur ishte lufta në Kosovë, më 28 prill të vitit 2017 ai ishte emëruar kryetari i Kuvendit, e po ashtu sot më 28 janar ai do të emërohet si kryeministër
“Sot data 28 janar konsiderohet si historike tanimë jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe në rrafshin historik për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Për vet faktin se pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut i shtohet pozicioni i kryeministrit që e mban një shqiptar me etni, një personalitet që ka ardhur nga fusha e aspektit ushtarak, por edhe kontributit për këtë Maqedoni të Veriut”.

“Konsideroj se data 28 janar ka një rëndësi të madhe për vet Talat Xhaferin për shkak se kjo datë për profilin e tij shënon shumë ngjarje, e para më 28 prill të luftës së UÇK-së ky anëtarësohet, me 28 prill 2017 e pranon detyrën e kryeparlamentarit, dhe me 28 janar një datë historike me shumë rëndësi”.
“Ky personalitet ka një të kaluar të rëndësishme për shkak se ishte komandant i UÇK-së dhe vihet si kryeministër në Maqedoni të Veriut. Kjo do të thotë dhe shënon një fitore të madhe e vet konceptit të shqiptarëve për të marrë të drejtat që të jenë të barabarta”, ka thënë Hyzeraj.