Në fillimin e seancës ku pritet votimi i Talat Xhaferit për kryeministër të Maqedonisë së Veriut, folës nga VMRO-ja opozitare u paraqit deputeti Antonio Milloshoski i cili akuzoi përbërjen qeveritare për mospunë dhe mosangazhim gjatë mandatit, shkruan Gazeta Maqedonia.
Milloshoski më tutje tha që shteti është i BDI-zuar, që nënkupton se BDI-ja kontrollon shtetin, tashmë edhe me kryeministrin Talat Xhaferi.
Rikujtojmë që VMRO-ja është shprehur që nuk do ta votojë kryeministrin shqiptar.