Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, sot në ngjarjen profesionale kushtuar rezistencës antimikrobike tha se suksesin në trajtimin e rezistencës antimikrobike mund ta arrijmë vetëm bashkërisht.
“Rëndësinë e kësaj sfide e theksoi edhe presidenti i OBSH-së, Tedros Gebrecius, në fjalën e tij në shënimin e javës së ndërgjegjësimit antimikrobik, duke vënë në dukje se “Përdorimi joracional i antimikrobikëve do të na kthejë në epokën para antibiotike.”
Në fund të vitit të kaluar në Astana, Kazakistan, ne nënshkruam miratimin e një mjeti të OBSH-së për rajonin evropian – Udhërrëfyesin e Rezistencës Antimikrobike.
Besoj se së bashku me kolegët nga vendi ynë do të gjeni mënyrën më të mirë për të na çuar në një luftë më të suksesshme në përballjen me rezistencën antimikrobike, duke hartuar një strategji kombëtare për 2023 – 2030“ – thekson Mexhiti.