RMV e para krahasuar me Shqipërinë dhe Serbinë për (keq)përdorimin e procedurës së shkurtuar dhe flamurit evropian

RMV e para krahasuar me Shqipërinë dhe Serbinë për (keq)përdorimin e procedurës së shkurtuar dhe flamurit evropian

Një dokument i shkurtër për politika publike i Instituti për Demokraci Societas Civilis botuar në janar, tregon se Maqedonia e Veriut krahasuar me Shqipërinë dhe Serbinë ka numrin më të madh të ligjeve të miratuara në procedurë të shkurtuar, gjë për të cilën është kritikuar disa herë.

Procedura e shkurtuar ose urgjente është metoda që përdoret për harmonizimin e legjislacionit kombëtar me të drejtën e BE-së. Shqyrtimi i ligjeve të këtij lloji me përdorimin e procedurës së shkurtuar/urgjente është i nevojshëm për harmonizimin më të shpejtë të legjislacionit me standardet e BE-së. Përdorimi i tij është thelbësor dhe i dobishëm kur bëhet fjalë për harmonizimin e qartë të legjislacionit. Megjithatë kjo nuk do të thotë që të keqpërdoret.

Sipas raporteve vjetore për punën e Kuvendit, vërehet se Maqedonia e Veriut ka numrin më të madh të ligjeve të miratuara në procedurë të shkurtuar në krahasim me Shqipërinë dhe Serbinë.

Sa i përket Serbisë, Qeveria është objekt i kritikave për programin e mbingarkuar ligjor që përmban ligje të iniciuara vetëm prej saj. Ligjet e miratuara me procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Shqipërisë janë shumë më pak se në vendet e tjera për shkak të kushteve të shtrënguara për përdorimin e procedurës së shkurtuar.

Kuvendit të Maqedonisë së Veriut i bëhen vërejtje për miratimin e tepruar të ligjeve me flamur evropian.

Së fundmi, ligje të miratuara ose të ndryshuara me procedurë të tillë që nxitën reagimin publik dhe reagimin e ekspertëve këtë vit janë Ligji për lojërat e fatit dhe ndryshimet në 5 ligje për të lehtësuar ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10 (Ligji për marrëdhëniet e punës, për shpronësim, për planifikim urban, on Construction për ndërtim dhe Ligjin e veçantë për korridoret 8 dhe 10-d17). Për Ligjin për lojërat e fatit, opozita akuzoi se ishte një tjetër keqpërdorim i flamurit evropian për ligj që nuk ka të bëjë në asnjë mënyrë me rregullativën evropiane. Euro – ambasadori Gere shprehu shqetësim për 5 ligjet e mësipërme që votohen me përdorimin e flamurit evropian, pasi nuk bëhet fjalë për harmonizim me standardet e BE-së.Portalb

 

Lajme Rajoni Vendi