Gorani: Ali Ahmeti dhe Arbën Xhaferi bënë rezistencën e armatosur, ia qëlluan në kohë
“Maqedonia e Veriut me kryeministër shqiptar”, është tema që po diskutohet në “Pressing” të T7, pasi Talat Xhaferi është emëruar kryeministër i Maqedonisë së Veriut, të dielën e 28 janarit.
Për këtë ka folur gazetari Dukagjin Gorani, i cili ka thënë se Ali Ahmeti dhe Arbër Xhaferi janë shembuj që ka kohë për rezistencë, ndërkaq ka kohë edhe për arsyeshmëri politike.
Sipas tij Ahmeti dhe Arbër Xhaferi ia kanë qëlluar në kohën e duhur, të jenë rezistentë e më pas edhe konstruktiv.
“E kisha veçu sidomos Ali Ahmeti, patjetër edhe Arbër Xhaferin, edhe si gjithë na i mbajmë mend si njerëz të Prishtinës. Ali Ahmeti ka qenë pjesë integrale e UÇK-së. Nëse e jep një një shikim nga Kosova, dita e djeshme është ditë historike që duhet të përdoret si shembull që arsyeshmëria politike është tepër e e arsyeshme. Ekziston koha për guxim, ekziston koha për rezistencë, pastaj ekziston koha për arsyeshmëri dhe konstruktivitet në politikë. Duhet me ia qëllu, Ahmeti dhe Arbër Xhaferi ia qëllua në kohë”, ka thënë Gorani. /Gazeta Express