Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot është takuar me ambasadoren e Greqisë në Shkup, Sofia Filipidou.
Nga kabineti i tij njoftojnë se Toshkovski ka ngritur çështjen e dinamikës së pafavorshme me të cilën nxirren dokumentet e reja personale në vend sipas marrëveshjes së Prespës.
“Në takim u konfirmuan angazhimet për promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit policor.
Ministri Toshkovski e prezantoi problemin e trashëguar me mungesën e formularëve për dokumente udhëtimi dhe propozoi masa për zgjidhjen e tij”, thonë nga MPB.