Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se sot është raportuar se personi me iniciale G.S. është ndaluar të hyjë në hapësirat e Myftinisë së Tetovës.
“Sot në ora 07:30 në SPB- Tetovë, S.Xh. (52) nga Tetova ka raportuar se G.S. dhe Sh.Sh. i kanë mbyllur dyert e objektit të BFI-së në Tetovë dhe e kanë penguar të veprojë si u.d.Myfti, që të hynte dhe të kryente detyrat e punës, edhe pse kishte një vendim nga Bashkësia Fetare Islame të hartuar më 8 nëntor 2023.