Zëdhënësi i partive opozitare: Për momentin nuk kemi marrëveshje me Aleancën për Shqiptarët

Zëdhënësi i partive opozitare: Për momentin nuk kemi marrëveshje me Aleancën për Shqiptarët

Zëdhënësi i koalicionit “Lidhja Evropiane për Ndryshim”, Astrid Iseni, sot në konferencë për media ka deklaruar se ka njëfarë pajtueshmërie, por se nuk ka marrëveshje me Aleancën për Shqiptarët për koalicion parazgjedhor.

Ai bëri të ditur se LEN do të informojë për këtë në ditët në vijim.

“Në takimin e ditëve të fundit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka njëfarë pajtueshmërie që ai të jetë pjesë e opozitës, por nuk ka marrëveshje. Për këtë do të njoftoheni në ditët në vijim”, tha zëdhënësi Iseni.

Ata do të informojnë shtesë, siç tha ai, se kush do të jetë kandidati i tyre për president pasi të diskutojnë në koalicion.

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, konfirmoi sot se ka pasur diskutime që ai të jetë kandidat i opozitës për president, por theksoi se nuk është i interesuar për këtë.

Lajme Vendi