Ali Ahmeti: Pa shqiptarët ky shtet as ardhmëri as ekzistencë nuk ka!
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shoqëruar nga kryeministri i parë shqiptar, Talat Xhaferi kanë takuar sonte qytetarët e Kumanovës.
Në fjalimin e tij ai tha se ky shtet do të jetë i barabartë si të gjitha shtetet e Evropës, se do të jetë në Evropë.
“Pa shqiptarët ky shtet as ardhmëri as ekzistencë nuk ka dhe dihet botë. Dhe ky shtet do jetë i barabartë si të gjitha shetet e Evropës, do të jetë në Evropë, dhe ne asnjëherë nuk kemi thënë që do angazhojmë dhe do integrojmë të vetëm, por bashkë me bashkëqytetarët maqedonas, bashkeqytetaret maqedonas të fortë janë bashkë me ne sot më sot të vetëm i inkuadrojmë të gjithë fqinjët dhe këtë mësim duhet ta nxjerim dhe jo ashtu të hidhërohen dhe të më ofendojnë mua në një dite historike për shqiptarët”, deklaroi Ahmeti.
Lajme Vendi