Hoxha: Disa deputetë e fituan mandatin me agjendën e kryeministrit shqiptar – dje nuk e votuan!
Arjanit Hoxha nga PDE në emisionin Klan Debat, duke folur për qeverinë kalimtare, e cila për herë të parë drejtohet nga një kryeministër shqiptar, kritikoi deputetët e opozitës shqiptare, duke aluduar për deputetët e LD-së së Mexhitit, të cilët mandatin e deputetit, sipas Hoxhës e kanë fituar nga BDI me premtimin për kryeministër shqiptar, por megjithatë dje nuk votuan për Xhaferin.
“Ju keni një pjesë politike në kuadër të opozitës shqiptare, që votat apo mandatin e vet politik e ka marrë pikërisht me agjendën e kryeministrit shqiptar dhe është shumë absurde që ai deputet që ka marrë mandat me këtë kauzë të mos e votojë”, tha Arjanit Hoxha.
Lajme Vendi