Studentët të hënën protesta para Ministrisë për Arsim dhe Shkencë

Studentët të hënën protesta para Ministrisë për Arsim dhe Shkencë

Kuvendi studentor universitar në Univerrsitetin “Kirili dhe Metodi” në Shkup përmes rrjeteve sociale kanë paralajmëruar protesta për të hënën (5 shkurt) në ora 14:00 para Ministrisë për Arsim dhe Shkencë (MASH).

Ata deklarojnë që protesta është kundër padrejtësive ndaj studentëve dhe kundër punësime joefikase në MASH.

Protestat e studentëve vijnë pas reagimeve nga organizatat studentore se bursat studentore janë vonuar. Nga Ministria për Meta.mk gjatë javës kanë deklaruar se më së voni deri të premten do të realizohen pagesat për bursa studentore, por studentët akoma nuk i kanë marrë.

Studentët gjithashtu kanë reaguar edhe në lidhje me vonesën e mbështetjes financiare për transportin e studentëve.

Në njoftimin për protestë, Kuvendi studentor universitar i ftoi studentët, kuvendet tjera universitare, si dhe organizatat tjera studentore që të marrin pjesë në prtoestës.

Ndryshe, edhe pse ka kaluar muaji janar, studentët nuk kanë marrë ende fondet mujore për transportin me autobus nga vendbanimi në vendin e studimit.

Urdhrat për pagesën e bursave për përfituesit ekzistues dhe shpenzimet e udhëtimit janë dorëzuar në thesar dhe pritej deri të premten të zbatohen. Ndërsa javën e ardhshme do të bëhet pagesë për përfituesit e rinj të bursës, thuhet në përgjigjen e shkurtër nga MASh për një sërë pyetjesh të dërguara nga Meta.mk.

Studentët që janë përfitues ekzistues ose të rinj të bursave studentore janë planifikuar të marrin bursë gjatë nëntë muajve, pra nga tetori deri në qershor. Mirëpo, deri në këtë moment në llogaritë e tyrenuk ka arritur asnjë këst i bursave për vitin aktual shkollor.

Lajme Vendi