Kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është në krye të një qeverie teknike deri në zgjedhjet e majit.
Në një intervistë për TCH, ndër të tjera Xhaferi ka folur edhe për marrëdhëniet me liderët në Shqipëri dhe Kosovë.
Pjesë nga intervista:
Çfarë marrëdhëniesh keni me z. Kurtin i cili ka shprehur idenë e tij për një vetëvendosje pa anë shqiptare dhe do të jetë i pranishëm edhe në zgjedhjet në Maqedoni?
Ju ka uruar z.Kurti?
Më zotin Rama, keni pasur kontakte?
Xhaferi: Unë si kryetar parlamenti në aspekte të komunikimit zyrtar kam pasur marrëdhënie institucionale.
Parashikoni vizitë zyrtare në Tiranë ose në Prishtinë?
Xhaferi: Nuk i përjashtojmë. Është çështje e dinamikës dhe programeve që janë në agjendë për muajin vijues.