Fetai: 16 nga 18 kuvendarët e ASH-së në Kumanovë mbështesin Taravarin

Fetai: 16 nga 18 kuvendarët e ASH-së në Kumanovë mbështesin Taravarin

Nga 18 anëtarë të Kuvendit sa ka Kumanova e Likova, 16 e kanë firmosur deklaratën në mbështetje të kryetarit të ASH, Arben Taravari, ka shkruar, shefi i kabinetit të këtij të fundit, Arben Fetai.

“Kumanova dhe Likova i kanë gjithsej 18 anëtarë në Kuvendin e ASH-së. Prej tyre, 16 kuvendarë e kanë nënshkruar deklaratën në përkrahje të opsionit opozitar të Dr Arben Taravarit.

A po kuptoni tash se pse uzurpohet selia e partisë me forca policore të dërguara nga BDI-ja? Se kush janë dy kuvendarët që kanë mbetur fikall vetë, besoj nuk ka nevojë për emra”, ka shkruar Fetai në Facebook.

Lajme Më të fundit Vendi