Shkup: Shërbimit të Emergjencës do i dhurohen 7 autoambulanca nga BE-ja

Shkup: Shërbimit të Emergjencës do i dhurohen 7 autoambulanca nga BE-ja

Nesër, më 7 shkurt 2024, në ora 12:30, Ambasadori David Geer, Shef i Delegacionit të Bashkimit Europian do t’i dorëzojë Shërbimit të Emergjencës së Shkupit shtatë autoambulanca të financuara nga BE-ja.

Automjetet do të transportojnë personat e sëmurë ose të lënduar në spitalet e Shkupit. Kryeqyteti ka nevojë dhe popullsi të madhe dhe donacioni do të zbusë mungesën e automjeteve.

Ky është furnizimi i fundit i ndihmës së BE-së që synon të ndihmojë kujdesin shëndetësor për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët. Që nga viti 2021, Delegacioni i Bashkimit Europian ka ofruar pajisje mjekësore për ekzaminim imazherik me rezonancë magnetike dhe sisteme tomografie të kompjuterizuara në tetë spitale në të gjithë vendin. Duke u siguruar që niveli i përdorimit të tyre të jetë si ai në Shtetet Anëtare të BE-së.

BE-ja vazhdon të ofrojë ndihmë për sektorin shëndetësor në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës së përgjithshme të kujdesit shëndetësor. Projektet e financuara nga BE-ja që mbështesin zbatimin e Strategjisë Shëndetësore 2023-2030 dhe sistemin e transplantimit janë në vazhdim. Mbështetja për programin e skriningut dhe parandalimit të kancerit, programi për kujdesin neonatal dhe përmirësimi i aplikacionit Termini im janë planifikuar për financim nga BE-ja tashmë në 2024.

Lajme Vendi