Kryetari i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Butel, njëherë edhe drejtor në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup, Vullnet Selimi ka bërë thirrje deri te kryetari i partisë, Arben Taravari, por edhe te kryetari i Kuvendit Qendror, Ziadin Sela, që të tejkalojnë dallimet dhe të bashkohen për hir të partisë.
“MIQËSIA! Edhe miqtë ndonjëher mund të gjenden në debate të ashpra! Megjithatë miqtë e vërtetë me lidhje të thella,nuk mund të qëndrojn të ndarë dhe të armiqësuar. Miqët e vërtetë duhet lën egon dhe mosmarveshjet, të përqafojn njëri-tjetrin dhe të vazhdojn ashtu sic kanë qenë. Pavarësisht se cili është shkaku i një mosmarveshje apo thjesht një grindjeje, më të mirët janë ata që bëjnë një hap prapa! Është e rëndësishme të shpëtohet një shoqëri e vjetër,dhe të parandalohet që ajo të shpërbëhet! KËRKESË NGA AKTIVISTËt ZEMËRTHYER TË ASH-së: Bëjmë thirje,dhe lutje,deri te dy figurat kyqe të Aleanca për Shqiptarët Arben Taravari dhe Ziadin Sela. Për hirë tonin,tejkaloni dallimet dhe bëhuni bashk .Shëroni zemrat e thyera të aktivistëve dhe filloni nga e para”, shkruan Selimi.