Reagojnë nga ASH: Kryetari i bravave që theu selinë dhe përçau partinë e vetë, s’mund të shpifë për ASH-në

Reagojnë nga ASH: Kryetari i bravave që theu selinë dhe përçau partinë e vetë, s’mund të shpifë për ASH-në

Me anë të një reagimi, nga Partia Aleanca për Shqiptarët, kanë kërkuar që kreu i Lëvizjes Besa të mos përfshihet në punët e brendshme të partisë në fjalë.

“I bëjmë thirrje kryetarit të Lëvizjes Besa, i njohur si kryetari i bravave, që të mos fusë hundët në punët e brendshme të subjekteve të tjera, por të shikojë oborrin e vetë të cilin e ka shkatërruar që nga themelimi. Bilall Kasami botërisht dhe zyrtarisht është i njohur për thyerje bravash, hyrje me dhunë dhe demolim të selisë së partisë së tij në vitin 2018. Bilall Kasami si Kryetar i Komunës së Tetovës, do të mbahet mend për thyerje të dyerve të objektit ku ndodheshte një OJQ rinore e Tetovës. Nuk mund të hedh baltë mbi Aleancën për Shqiptarët, ai që është i njohur edhe si simbol i përçarjes së skenës politike shqiptare, për shkak të së cilit nga Lëvizja Besa dolën edhe 7 parti të tjera” – thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

 

Lajme Vendi