Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka vijuar dje (06.02.2024) me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 201 gjoba, nga të cilat 35 për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, 19 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, pesë sanksione për kalim në semafor të kuq, gjashtë sanksione për mosvënien e rripit të sigurimit, 11 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.
“Kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe e komunikacionit për siguri më të madhe në rrugë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.