Përveç 11 rrëshqitjeve të dheut në ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, shtesë janë regjistruar edhe dy rrëshqitje të reja. Mbikëqyrësi kryesor i projektit, Branko Vollçevski sot tha se me metodat e reja, janë të përgatitur për zgjidhje teknike në rast se paraqiten rrëshqitje të reja.
“Tani gjithmonë ka mundësi, kjo nuk mund të mënjanohet asnjëherë, por gjithmonë themi se për çdo lloj të rrëshqitjes, nuk është e përshtatshme zgjidhja e njëjtë, por nga eksperienca që do ta zbatojmë në këto zgjidhje teknike për realizim, vlerësoj se edhe në të ardhmen, të themi çfarëdo befasie, mendoj se do të kemi bazë të mirë se si të jemi teknikisht të përgatitur”, tha Branko Vollçevski, mbikëqyrës kryesor.
Ndryshe, ndërtimi i kësaj autostrade ka filluar në vitin 2013, fillimisht ishte menduar të përfundonte në vitin 2018, më pas afati u zhvendos për në qershor 2021, ndërsa së fundmi për dhjetor të këtij viti, pas çka sërish u shty. Është dashur të kushtojë 378 milionë euro, por shuma është dyfishuar/tv21.tv