Kryetari i Partisë Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha, ka bërë të ditur se deputeti i tyre, Bastri Bajrami, do të jetë nesër prezent në Kuvend dhe do të votojë shkarkimin e ministrave që mbështesin Taravarin në ASH dhe po ashtu do të votojë emërimin e ministrave të rinj të ASH-së që mbështesin Selën.
“Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike Evropiane miratoi vendimin për te votuar shkarkimin e ministrave te propozuar nga Kryeministri dhe emërimin e ministrave te rinj.”- shkruan Hoxha.