Sot deri në orën 17 bllokadë e komunikacionit ndërkombëtar në vendkalimin kufitar Mexhitlia

Sot deri në orën 17 bllokadë e komunikacionit ndërkombëtar në vendkalimin kufitar Mexhitlia

Bujqit nga pjesa veriore e Greqisë, sot prej orës 11 plotësisht e kanë bllokuar pikën kufitare Niki në anën greke dhe bllokada do të zgjasë deri në orën 17 sipas kohës sonë.

“Bllokada në vendkalimin kufitar Niki, njëkohësisht nënkupton se nuk do të jetë në funksion edhe vendkalimi kufitar Mexhitlia, gjegjësisht qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të kenë mundësi të udhëtojnë në Greqinë fqinje deri në përfundimin e bllokadës për secilin lloj të automjeteve të udhëtarëve dhe të mallrave”, konfirmuan nga vendkalimi kufitar Mexhitlia, pasi shërbimet kufitare kufitare greke i kanë njoftuar shërbimet kufitare të Maqedonisë së Veriut.

Këto ditë bujqit nga Greqia veriperëndimore me traktorë protestuan pa mbyllje të plotë të komunikacionit, por sot komunikacioni ndërkombëtar në kufirin Maqedoni e Veriut – Greqi do të jetë i mbyllur brendia e Greqisë.

Në këtë termin do të ndërpritet edhe komunikacioni për kamionë të cilët transportojnë lignit drejtë vendit tonë.

Lajme Vendi