Sot në Parlament pritet të votohet shkarkimi i ministrit të Shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe ministrit të Informatikës dhe Administratës Publike Azir Aliu nga rradhët e Aleancës për Shqiptarë (ASH).
Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, është paraqitur në Kuvend, por tha se nuk do të votojë për shkarkimin e ministrave të ASH-së.
“Nuk kam thënë që nuk vi në Shkup. Do të vi dhe nuk do të votoj. Ziadin Sela nuk e meriton më të ekzistojë në skenën politike, ai është një kriminel ordiner, mashtrues dhe nuk ka arsye të pendohet për propozimet e tij”, u shpreh Thaçi.