Drejtori “Parku Kombëtar Mali Sharr” Ibrahim Dehari, sot në konferencë për shtyp ka akuzuar disa komuna për ndotje të ambientit në Malin Sharr.
Dehari tha se kanë dorëzuar kërkesë në Komunën e Tetovës që të mbledh mbeturinat ditore në disa fshatra të malësisë, por shtoi se ende nuk kanë marrë përgjigje.
“Problemi me mbeturinat është i kahmotshëm dhe është prezent në të gjitha komunat që funksionojnë në kuadër të Parkut Kombëtar, duke filluar nga Jegunovca, Tearca, Tetova, Bogovina, Vrapçishti, Gostivari dhe Mavrova. Në Malin Sharr ka deponi të cilat kanë mbeturina ditore, mbeturina të mbetjeve urbane dhe mneturina të mobiljerive të ndryshme.
“I kemi pastruar disa herë, por të njëjtat vazhdojnë të hudhen dhe kthehen në deponi. Problemi është me komunat që nuk grumbullojnë mbeturinat ditore në disa prej fshatrave. Apelojmë tek komunat që në formë të organizuar të bëjnë grumbullimin e mbeturinave ditore, që të parandalojmë ndotjen e natyrës dhe lumenjve”, tha Dehari.