30 euro do të kushtojë fletë-udhëtimi për qytetarët me pasaportë të vjetër që duhet të kthehen në Maqedoni

30 euro do të kushtojë fletë-udhëtimi për qytetarët me pasaportë të vjetër që duhet të kthehen në Maqedoni

 Qytetarët të cilët pas 12 shkurtit do të gjenden jashtë vendit me pasaportë të vjetër dhe do të duhet të vijnë në Maqedoni, do të mund ta bëjnë këtë nëse do të pajisen me fletë-udhëtimi në njërën nga zyrat diplomatike-konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ambasada e Maqedonisë në Berlin ka dhënë udhëzime për qytetarët që duhet të aplikojnë për pasaporta të reja, por edhe për fletë-udhëtimi që do të kushtojë 30 euro dhe do të jetë në kurriz të qytetarëve të Maqedonisë.

Fletë-udhëtimi mund të merret pa termin në ndonjë nga ambasadat apo ndonjë konsullatë dhe është e vlefshme për 30 ditë, pra shërben vetëm për kthim në Maqedoni.

“I njoftojmë të gjithë ata që do të paraqesin kërkesë për dokument të ri udhëtimi se koha për lëshimin e pasaportës së re nga dita e paraqitjes së kërkesës është mesatarisht 50-75 ditë, pas së cilës pasaportat mund të merren personalisht në PDK-në ku e kanë paraqitur kërkesën”.

Lajme Vendi