Shaqiri: Komuna e Tetovës të respektojë atë që i takon, institucionet arsimore të mos ndikohen politikisht

Shaqiri: Komuna e Tetovës të respektojë atë që i takon, institucionet arsimore të mos ndikohen politikisht

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në një prononcim për mediat ka folur rreth situatës së krijuar në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, me marrjen dhe rikthimin e kompetencave dhe ndryshimin e drejtorëve.

Për ministrin Shaqiri, marrja e ingerencave financiare të gjimnazit ka ndodhur pa pëlqimin e tij, për arsye të mos funksionimit në rregull të vetë gjimnazit.

”Dua të potencoj se fama e cila u mor nga Gjykata administrative, me kthimin e kompetencave drejt komunës së Tetovës, nuk është bërë për emërimin e drejtorit, është bërë për arsye të ingerencave financiare të cilat Ministria e Arsimit ia ka marrë Komunës së Tetovës. Ingerencat financiare nuk janë marrë me vullnetin e ministrit të arsimit, Jeton Shaqirit, por janë marrë për mosfunksionimin e asaj që ishte realisht në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”. Për arsye se c’do muaj ndalesë rryme, asnjë pagesë fature rryme dhe atje ka pasur debat mes pushtetit lokal dhe drejtorisë së caktuar nga ana e Ministrisë së Arsimit. Por, përsëri, kthimi i ingerencave, fatkeqësisht nuk nënkupton të drejtën për shkarkim të drejtores e cila ka qenë në atë post, por secili drejtor ka mandatin ekzistues të tij” – thekson Shaqiri.

Ministri Shaqiri deklaron se duke iu referuar Inspektoratit arsimor, në Komunën e Tetovës, 6 institucuione arsimore nuk kanë respektuar asnjë procedurë ligjore për emërim drejtori.

“Kërkoni të gjitha raportet të cilat i ka bërë Inspektorati arsimor, në komunën e Tetovës, ka rreth 6 institucione arsimore të cilat, gati e kam vendimin për të sjellë diskutimin e gjithë ingerencave në nivel komune, 6 institucione arsimore tek të cilat nuk është respektuar asnjë  Nuk ka pasur as konkurs, as procedura të tjera. Nuk ka të bëjë inati individual, por kërkohet që komuna të respektojë atë që i takon, dhe mos jenë institucionet arsimore të ndikuara politikisht. Dikush të mos mendojë të krijojë rolin e viktimizimit dhe të zhvishet nga përgjegjësia të cilën e ka pushteti lokal, dhe duke ia kaluar fajësinë e emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve Ministrisë së Arsimit”– shprehet ministri Shaqiri.

 

Lajme Vendi