Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti ka marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit për Qarkoren e Tetovës.
Ahmeti bashkë me kryeministrin e parë shqiptar, Talat Xhaferin, zv.kryeministrin Grubi, Drejtorin e NP “Rrugët shtetërore” Ejup Rustemi, ministrin e financave, Fatmir Besimi, ministri i infrastrukturës, Bllagoj Boçvarski dhe shumë deputetë tjerë kanë marrë pjesë në këtë ngjarje të përurimit të Qarkores së Tetovës.
Kjo Qarkore do të ketë rëndësi të veçantë për banorët e kësaj ane duke ua lehtësuar lëvizjen e tyre.