Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi njoftoi se Qeveria sot ka miratuar 3 propozim vendime në lidhje me ndërrimin e dokumenteve personale, përcjell TV21. Bytyqi tha se e kanë obliguar MPB-në që të gjejë zgjidhje ligjore me çka nxjerrja e patentë shoferëve dhe lejeve për qarkullim në trafik me emrin e ri të shtetit të bëhet pa pagesë deri në fund të vitit. Bytyqi tha se edhe MPJ-ja është obliguar që të gjejë zgjidhje ligjore, që qytetarët mos të paguajnë për fletë udhëtimin për t’u kthyer në vendin tonë, me pasaportë me emrin e vjetër të shtetit. Vendimi i tretë, njoftoi Bytyqi, ka të bëjë me vendet ku Maqedonia e Veriut nuk ka përfaqësi diplomatike, respektivisht MPJ obligohet që t’u mundësojë aplikim online qytetarëve tanë në këto vende, dhe fletë udhëtimet të ua dërgojë me postë.