Gjykata kushtetuese në mbledhjen e sotme do të debatojë rreth shtatë nismave për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.
Në rend dite të mbledhjes është nisma me të cilën është kontestuar neni 78 nga Ligji për ndërtim, parashtruar nga Daniel Georgievski nga Shkupi.
Gjakatësit do të diskutojnë edhe rreth nismës me të cilën kontestohet neni 3 paragrafi 1 pika 2 në pjesën “më së shumti deri në moshlën 65-vjeçare” nga Ligji për mbështetje financiare të kategorive të ndjeshme sociale të qytetarëve, parashtruar nga Igorço Toçev nga Shkupi.
Në mbledhjen e sotme do të gjendet edhe akti i kontestuar. Vendimi për supsendim nga zbatimi i Planit të hollësishëm urbanistik për një pjesë të Bllokut urban 48 (pjesa 2) dhe për nkë pjesë të U.E. “B.S.Gojço”, pjesë e Urban bllok 44, përfshirja planore mes bul. “Treta MUB”, rr. “Pero Çiço”, rr. “Prva petoletka” dhe rr. “Mile Kipra”-Komuna e Kumanovës, (2018-2023) me sipërfaqe prej 3.24ha, me nr. teknik 19/18 nga korriku 2021, përpunaur nga DUPI Planeris SHPKNJP eksport-import Kumanovë, miratuar me Vendim nr. 09-9525/41 nga 28.12.2021, nr. 09-4569/3 nga 6 qershori 2023.
Gjykatësit do të debatojnë edhe rreth nismës me të cilën kontestohet neni 1 nga Rregullorja për ndryshime dhe plotësime të Rregullores për shpërndarje të kompensimeve autoriale, parashtruar nga Sllavko Dimitrov nga Shkupi.
Në rend dite janë është edhe nisma me të cilën ështl kontestuar neni 15 alinea 3 nga Rregullorja e Këshillit të Komunës Llozovë, nismë me të cilën është kontestuar neni 15 alinea 3 nga Rregullorja e Këshillit të Komunës së Strugës nr. 08-1535/3 nga 16.04.2018, si dhe nisma me të cilën është kontestuar neni 15 alinea 3 nga Rregullorja e Këshillit të Komunës Negotinë (“Gazeta zyrtare e Komunës së Negotinës” nr.3/2006). Të gjitha lëndët janë formuar me nismë të Gjykatës kushtetuese.