Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, gjatë një vizite në Universitetin Shtetëror të Tetovës, para gazetarëve ka treguar arsyet e tij për mos-dekretimin e ligjit të ri për kazinot dhe bastoret.
Pendarovski u shpreh që ligji nuk duhej të kishte flamurin evropian, dhe se ka marrë shumë kritika nga përfaqësuesit e BE-së për këtë ligj.
“Pa mos u futur në pjesën së a është i mirë apo jo ligji, ndoshta është përfekt, ne kemi marrë vërejtje nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për mënyrën e sjelljes së këtij ligji, me flamur evropian. Le të mblidhet shumica dhe le ta votojë në mënyrë të rregullt, dhe unë e nënshkruaj mënjëherë”, ishin fjalët e Pendarovskit.
Kujtojmë që shumica parlamentare e kanë votuar ligjin në Kuvend para 2 ditëve, dhe i njëjti është dërguar te Presidenti për procedim të mëtutjeshëm, ndërsa presidenti e ka kthyer prapa duke mos e nënshkruar.
Ligji në fjalë ka të bëjë me dislokimin e kazinove dhe bastoreve nga objektet shkollore në distancë prej 500 metrave diametër.