Qeveria e Kosovës miratoi pr/ligjin për bashkëfinancim të projektit për ndërtimin e tunelit Tetovë-Prizren

Qeveria e Kosovës miratoi pr/ligjin për bashkëfinancim të projektit për ndërtimin e tunelit Tetovë-Prizren

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme Projektligjin për Ratifikimin e “Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Hartimin e Projektit për Ndërtimin e Tunelit në Rrugën Tetovë-Prizren.”

Gjatë prezantimit të këtij Projektligji, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i procedurave dhe ndarjeve të kostove ndërmjet palëve për financimin e hartimit të projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren.

Ndërkohë, ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu tha se më këtë projektligji synohet që të hyjë në fuqi Marrëveshja e Bashkëfinancimit për ndërtimin e tunelit në këtë rrugë, e cila është lidh me datën 12 janar 2024, mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Lajme Rajoni Vendi