Goli i Leipzigut ishte i rregullt!

Goli i Leipzigut ishte i rregullt!

Reali i Madridit fitoi 0-1 përballë Leipzigut falë një goli shumë të bukur të Brahim Diaz, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në çerekfinalet e Champions League.

Skuadra e Carlo Ancelottit pati edhe fat. Portieri Lunin kreu disa pritje të rëndësishme, teksa sllovenit Sesko iu anulua një gol në minutën e dytë.

Në lidhje me episodin e golit të anuluar të skuadrës gjermane, Toni Kroos u tregua i sinqertë.

Duke theksuar se goli ishte i rregullt.

“Në pushim folëm shumë për atë që ndodhi në minutën e dytë, për golin e anuluar të Leipzigut. Nuk ishte në pozicion të parregullt! Pati një shtytje të vogël ndaj portierit, nëse e vutë re.

Mendoj se kjo nuk është në favorin e futbollit. Gjithsesi, unë mendoj se ishte gol i rregullt…

Kam idenë se u anulua për pengimin ndaj portierit, por Lunin nuk mund ta arrinte topin, kështu që duhej akorduar gol”, u shpreh mesfushori gjerman i “Los Blancos”.

Sport