Ende pa mbushur dy muaj nga asfaltimi i rrugës Kiro Ristovski Drnc, komuna e Tetovës ka filluar me gërryerjen e së njejtës për ta riasfalltuar.
Kjo rrugë, që sipas komunës së Tetovës u ndërtua gjoja me standarde “Europiane”, u shtrua me asfalt më 22 dhjetor, dhe pa bërë dy muaj të plotë, është kthyer në gjendjen e më parshme.
Për rrugën në fjalë, reaguan edhe këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim të cilët akuzuan komunën e Tetovës për punë të pa përgjegjshme dhe shpërdorim të hollash pasi qytetarët tetovarë po paguajnë dy herë.