Faton Ahmeti: 16 vjet shtet, shekuj histori. Urime përvjetori i pavarësisë Kosovë

Faton Ahmeti: 16 vjet shtet, shekuj histori. Urime përvjetori i pavarësisë Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim Faton Ahmeti, me anë të një postimi në Facebook shprehu urimet e tij të përzemërta për Kosovën në 16-vjetorin e pavarësisë, duke e cilësuar vendimin historik, të përgjegjshëm, të shumëpritur dhe tej mase të guximshëm të qytetarëve kosovarë dhe Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë i Faton Ahmetit:

”16 vjet shtet, shekuj histori.
17 shkurt 2008, Kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi me shpalljen e pavarësisë së Kosovës nisi një rrugëtim të ri për popullin që vuajti shumë por kurrë nuk u dorëzua.
Lavdi për ata që kontribuuan e që nuk janë në mesin tonë. Liri për ata që luftuan për këtë ditë e që nuk po e shijojnë lirinë.
Pas heqjes së vizave, shpresojmë që Kosovën së shpejti ta shohim në familjen e madhe të NATO-s dhe BE-së e rreshtuar krah fuqive më të mëdha botërore.
Urime 16 vjetori i pavarësisë së Kosovës”.

Lajme Vendi