Kryeministri Talat Xhaferi uron Kosovën për pavarësi: Të ruhet amaneti i atyre që flijuan për liri

Kryeministri Talat Xhaferi uron Kosovën për pavarësi: Të ruhet amaneti i atyre që flijuan për liri

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi e ka uruar Kosovën për pavarësinë e 16-të.

”Urime ditëlindjen e 16-të pavarësisë Kosovë!
I gëzofsh edhe shumë ditëlindje tjera në paqe, e lirë, e pavarur, e prosperuar dhe shembullore, në fqinjësi, në rajon dhe në botë!
Urime qytetarëve dhe institucioneve kosovarë, me dëshirë që çdo gjeneratë e ardhshme ta ruajë me përkushtimin më të madh amanetin e të gjithëve që flijuan më të shtrenjtën për të, bashkë dhe të fortë” – ka shkruar Xhaferi. /tvklan.mk/

Lajme Vendi