Nëpunës policorë të Stacionit policor për mbikëqyrje kufitare Mihajllovo në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Jug dje në ora 13:10 në autostradën Negotinë – Demir Kapi, në pikën e pagesës rrugore Demir Kapi, kanë privuar nga liria personin V.B.(38) nga Shuto Orizari – Shkup, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
“Gjatë kontrollit në automjetin ‘Opel Astra’ me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, janë gjetur katër migrantë nga Republika Popullore e Kinës, të cilët gjatë kontrollit janë konstatuar se kanë hyrë ilegalisht në vend”, thuhet në kumtesë.
Personi është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij pas dokumentimit të plotë të rastit në koordinim me prokurorin publik do të bëhet kallëzim përkatës.