Kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi bashkë me ministrin e arsimit, Jeton Shaqiri, ka qëndruar për vizitë në Universitetin shtetëror të Tetovës.
Kryeministri Xhaferi ka vizituar stafin akademik dhe studentët.
Kjo është vizita e parë e Xhaferit në Universitetin e Tetovës si kryeministër i vendit.
Kujtojmë që kryeministri sot do të jep deklaratë për media para konviktit studentor pranë USHT-së, ku do të adresohet edhe për shumë çështje politike.