Pesë rajonet më të pazhvilluara në Evropë sipas Indeksit të zhvillimit njerëzor janë në Ballkan, përderisa Rajoni juglindor i vendit (0,722) është rajoni më i pazhvilluar në gjithë Evropën. Rajonet më të pazhvilluara të Evropës gjenden në gjysmën perëndimore të kontinentit, ku indeks më të lartë ka Cyrihu (0,989).
Indeksi për zhvillim njerëzor është indeks kompozit i Zyrës për raporte për zhvillim njerëzor të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe shfrytëzohet për matje të zhvillimit të një vendi, në bazë të treguesve për jetëgjatësinë, arsimin dhe të ardhurat për kokë banori. Ky indeks më shpesh llogaritet në nivel kombëtar, ndërsa Laboratori global për të dhënat në Universitetin holandez Nijmegen Radbaud e ka llogaritur në nivel të rajoneve për shtete për vitin 2021, transmeton Landgejst.
Në bazë të Indeksit për zhvillim njerëzor, Evropa është kontinenti më i zhvilluar në botë, me çka të gjitha rajonet kanë ose indeks të lartë ose indeks shumë të lartë.
Pas Rajonit juglindor në vend, rajoni i dytë më i pazhvilluar nga Evropa gjendet në Bullgari – Rajoni veriperëndimor me 0.739, pas çka vijojnë Rajoni qendror (Moldavia) dhe Rajoni Verilindor (Maqedonia e Veriut) me nga 0.742 dhe Gjilani (Kosovë) me indeks 0.743. Edhe krahas pozicionit të tillë në Evropë, këto rajone kanë notë të lartë, veçanërisht në krahasim me pjesën tjetër të botës.
Rajonet më të zhvilluara të Evropës gjenden në Zvicër – Cyrih (0.989), Norvegji – Oslo (0.990), Britani e Madhe – Londër (0.973), Gjermani – Hamburg (0.972) dhe Suedi – Stokholm (0.972).