Pas dy ditëve paralajmërimesh në rrjetet sociale për “Lajmin e madh” nga Ali Ahmeti, sot në një paraqitje në rrjetin social “Facebook”, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka prezantuar kandidatin për President, i cili do të jetë Bujar Osmani.
Tashmë në Bllokun shqiptar, do të kemi dy kandidatë për president të vendit, Bujar Osmanin dhe Arben Taravarin nga opozita.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të zhvillohet më 24 prill, ndërsa i dyti më 8 maj, bashkë me zgjedhjet parlamentare.