Seanca e Komisionit të Kuvendit për çështje ekonomike, ku në rend të ditës kanë qenë propozimet e ligjeve për realizimin e projekteve strategjike investuese në energjetikë, me procedurë të shkurtuar, u anulua.
Në kalendarin e ueb faqes së Kuvendit, siç u paralajmërua në fillim, ishte seanca e Komisionit për çështje ekonomike, ku në rend të ditës si pika ishin propozimet e ligjeve për realizimin e projekteve strategjike investuese “Parku solar Stipion”, Termocentrali solar – Pehçevë, AIM GREEN TECHi MITILINEOS impianti kogjenerativ Shkup, të gjitha me procedurë të shkurtuar.
Në Kuvend sot, siç u paralajmërua, seanca do të mbajnë komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive dhe vetëqeverisje lokale, ndërsa dy seaca do të mbajë edhe Komisioni ligjvënës juridik.