Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sot nuk ka komentuar deklaratat e Ali Ahmetit në lidhje me ndryshimin e kushtetutës dhe zgjedhjen e presidentit në Kuvend.
I pyetur për apanazhin të cilin do ta marrë pas dorëheqjes si kryeministër, tha se gjithçka është sipas ligjit.
“Kam qenë kryetar i Qeverisë në një kohë jashtëzakonisht të vështirë, kam kryer detyrat në përputhje me ligjin e RMV-së, në përputhje me ligjin e Qeverisë dhe në përputhje me ligjin zgjedhor kam dorëzuar dorëheqjen. Të gjitha vendimet që janë marrë më pas në lidhje me pagat e zyrtarëve që kanë kryer këto funksione janë marrë në përputhje me ligjin”, tha Kovaçevski.
Në lidhje me koalicionet, Kovaçevski tha se LSDM do të propozojë koalicion që ndajnë vlerat e njëjta siç janë integrimi i Maqedonisë së Veriut në BE.
Kovaçevski poashtu tha se Pendarovski është kandidat kryesorë për të kandiduar për president, mirëpo procedura në LSDM ende nuk ka përfunduar.