Dogana e Maqedonisë së Veriut ka konfiskuar nëntë makina për lojëra të fatit dhe 405 pjesë për mirëmbajtje.
“Nëntë makina të lojërave të fatit, si dhe 405 pjesë për mirëmbajtje, janë sekuestruar pasi një importues ka tentuar t’i kontrabandojë në mesin e mallrave të deklaruara për import në njësinë e doganës në Gjevgjeli. Pajisjet së bashku me pjesët e mirëmbajtjes janë zbuluar gjatë një kontrolli të detajuar i cili është kryer nga Ekipi Mobil i Departamentit të Kontrollit dhe Hetimeve. Ndaj firmës importuese të pajisjeve për kazino dhe automate janë ngritur kallëzime përkatëse për shkelje të rregullave doganore”, thonë mes tjerash nga Doganat.