Ligji për kufizimin e lojërave të fatit në afërsi të shkollave fillore dhe të mese do të duhet të kalojë më 28 shkurt për të tretën herë në Kuvend. Nga Lëvizja Antibixhoz bëjnë apel deri tek deputetët që ta kalojnë këtë ligj, pasi që sipas tyre, edhe pse ky ligj nuk është I kënaqshëm, në Maqedoni për herë të parë do të ketë një ligj I cili kufizon lojërat e fatit.
“Ky ligj duhet të kalojë me 61 deputetë në vend që të ketë 100 deputet pasi që është ligji i parë që mbron qytetarët nga lojërat e fatit , deri tani, në këtë moment që flasim, nuk ka asnjë ligj për mbrojtje të lojërave të fatit dhe është propozim ligj I parë që mbron qytetarin nga lojërat e fatit. Prandaj ne kërkojmë me çdo kusht që të fillohet nga diku dhe pse nuk është kërkesa jonë pasi që kërkesa jonë është që të mbyllen të gjithë lojërat e fatit. Nga dita e mërkurë të gjithë deputetët që nuk do ta përkrahin këtë ligj ne do I nxjerrim me emër edhe mbiemër”, tha Jushi Emurllahu nga Lëvizja Antibixhoz.