Shkëndija dhe Vardari do të luajnë zyrtarisht të dielën. Vendimi ka ardhur nga Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe është e konfirmuar edhe nga ana e klubit tetovar.
Kuqezinjtë kanë njoftuar se FFM ka pranuar kërkesën e tyre që duelin ndaj Vardarit ta luajnë të dielën.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 14:00, teksa ky vendim dëshirat e tifozëve kuqezi të cilët gjithashtu kërkuan që ndeshja të luhet të dielën dhe jo të shtunën.
Nga tabori tetovar kanë falenderuar Federatën e futbollit për bashkëpunimin dhe marrëveshjen pozitive në këtë çeshtje