Rrahje mes policëve dhe sigurimit në një kazino në Kumanovë!

Rrahje mes policëve dhe sigurimit në një kazino në Kumanovë!

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një zyrtari të policisë, ndërsa është nisur procedurë disciplinore ndaj tre zyrtarëve të tjerë, pasi të njëjtit ishin përfshirë në një zënkë në një kazino në Kumanovë, përcjell TV21.

Kallëzim penal është parashtruar ndaj policit me iniciale D.P. që punonte në pikën kufitare “Deve Bair”, ndërsa i njëjti dyshohet për veprën penale “dhunë”. Ai është suspenduar nga vendi i punës. Polici tjetër nga pika kufitare “Deve Bair”, me iniciale N.D., gjithashtu dyshohet për prishje të rendit dhe qetësisë.

“Më datë 04.11.2023 në një kazino në Kumanovë, i denoncuari D.P. ka sulmuar fizikisht një person të punësuar si roje në kazino dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve të Stacionit Policor Kumanovë, të cilët po kryenin veprime zyrtare. N.D., i cili ndodhej së bashku me D.P., ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj sigurimit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Ndërsa ndaj dy policëve tjerë, MPB njofton se është nisur procedurë diciplinore.

“Gjatë marrjes së masave për zbardhjen e rastit, u konstatua se gjatë ndërhyrjes D.K. dhe F.M., dy policët nga Stacioni Policor Kumanovë, ndaj një personi nga sigurimi i kazinosë nuk kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme zyrtare dhe nuk kanë përgatitur kallëzim ndaj tij”, shtojnë nga MPB.

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=2237290653281994

 

Lajme Vendi