Kryeprokurori Kocevski: Kam parë dhe hetuar shumë krime, por kurrë kaq të rënda sa vrasja e Vanjës

Kryeprokurori Kocevski: Kam parë dhe hetuar shumë krime, por kurrë kaq të rënda sa vrasja e Vanjës

Kryeprokurori i shtetit Ljupço Kocevski, në intervistën e tij të parë televizive, në Telma, deklaroi se në karrierën e tij si prokuror ka parë dhe hetuar shumë krime, por kurrë kaq të rëndë sa vrasjen e Vanja Gjorçevskës.

“Në përvojën time shumëvjeçare, mund të them se kam pasur 50-60 raste të tilla, fatkeqësisht, por kjo është një vrasje specifike, e rëndë”, tha Kocevski.

Kryeprokurori deklaroi se e pret së shpejti ekstradimin e Palçevskit dhe vlerësoi se ka shumë prova në hetimin për atë që ai thotë se është krim i rëndë. Hetimet mbulojnë 5 persona të dyshuar.

“Provat janë siguruar, ka pasur edhe autopsi, gjithçka shkon në favor të gjendjes faktike që vërteton Prokuroria, jemi në pritje të ekstradimit të Palços dhe mendoj se do të ekstradohet shpejt nga Republika e Turqisë. Puna jonë ka mbaruar, ka mbetur vetëm ekstradimi”, tha prokurori i shtetit Kocevski.

Lajme Vendi